Kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj priti në takim Drejtorin Ekzekutiv të OJQ “Let’s Do It Peja”, z. Urim Xharavina, me të cilin nënshkruam Memorandum Bashkëpunimi për të punuar së bashku në zbatimin e projektit “Të Bashkuar për Ajër të Pastër”.
Qëllimi i këtij projekti është:
– Përmirësimi i cilësisë së ajrit dhe ulja e ndotësve kryesorë të ajrit në Komunën e Deçanit.
– Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në fushata avokuese për përmirësimin e cilësisë së ajrit.
– Vetëdijesimi i bizneseve për instalimin e filtrave kundër ndotjes së ajrit.
Mirënjohës për bashkëpunimi!