Mbledhjen e udhëheqi Kryesuesi, z. Hajdar Sutaj, të pranishëm në seancë ishin edhe Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, anëtaret e kuvendit, drejtorë të drejtorive komunale, mediat që monitorojnë seancën, përfaqësuesit e OSBE-së, përfaqësuesi i SHIP, zyrtarë komunal.
Për rend dite ishin propozuar këto pika:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Integritetit;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit për Barazi Gjinore;
4. Shqyrtimi i Draft-Planit të transportit rrugor lokal për Komunën e Deçanit 2023-2028;
5. Shqyrtimi i Raportit nëntë mujore financiar;
6. Vendimi për konpenzimin e Komisionit të Aksionerve të NPL “Higjiena”;
7. Ndryshimi dhe plotësimi i Komitetit të Komuniteteve;
8. Formimi i komisionit për zgjedhjen e drejtorëve zv.drejtorëve të shkollave;
9. Të ndryshme.
Po ashtu KPF rekomandon që të debatohet në Kuvend për:
• Çështjen e Shfuqizimit të Vendimit të Kryetarit dhe zbatimi i Rregullores komunale të dt. 31.07.2019, për caktimin e orarit të punës për subjektet afariste në komunën e Deçanit, të cilën e ka rekomandu kuvendi në mbedhjen e muajit Shtatore.
• Njoftim nga drejtori i drejtorisë për Shërbime Publike për çështjen e kompenzimit të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet si dhe sanimi i gjendjes në lokacionet ku bëhen vërshimet.
• U diskutua edhe për shujtat e punëtorëve.
U miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar, seanca u cilësua konstruktive me angazhime dhe efikase, ku pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash nga anëtarët e kuvendit.
Në të gjitha pyetjet e parashtruara, anëtarët e kuvendit morën përgjigje nga kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj dhe egzekutivi.
Nga grupi i grave Asambleiste të Kuvendit të Deçanit, znj. Yllarta Thaqi në kuadër të vetëdijesimit të Kancerit të Gjirit i cili mbyllet sot ,percolli mesazh për të gjitha grat, të keni kujdes për veten dhe të bëni kontrollën, ngase kështu ju parandaloni një sëmundje të rëndë.