Mbledhjen e kryesoi, z. Izet Zenuni drejtor për Mbrojtje Shpëtim dhe Shërbime Publike.
Të pranishëm ishin shumica e anëtarëve e KKSB-së, monitorues nga OSBE-ja dhe përfaqësues nga KFOR-it, ku pikat e rendit të ditës të cilat u diskutuan ishin:
Për këtë takim është propozuar ky rend pune:
1. Miratimi i rendit të ditës nga pjesëmarrësit;
2. Vlerësim mbi çështjen e sigurisë në Komunën e Deçanit,(informatë nga Policia e Kosovës);
3. Prezantimi i Planit Operativ për mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve për sezonin e dimrit;
4. Të ndryshme.
Fillimisht koordinatorja e KKSB-së, znj.Gentiana Mazrekaj pas verifikimit të anëtareve tha se kuorumi ishte për ta mbajtur takimin dhe i njoftoj të pranishmit se kryetari i komunës z. Bashkim Ramosaj nuk do jetë pjesë e takimit për arsye se gjendet në udhëtim zyrtar në Amerikë.
Rreth sigurisë në komunën tonë foli Rreshter Adem Çeku, Koordinator I Sektorëve dhe Komunitetit për Stacionin Policor në Deçan, ku tha se ne përgjithësi gjendja në komunën e Deçanit është e qetë dhe stabile, policia apeloj për vendosjen dhe rivendosje të shenjave të komunikacionit (horizontale dhe vertikale) si dhe shenjat orientuese të vendbanimeve emërtimet e rrugëve etj.
Sa i përket pikës së tretë prezantimi i planit operativ për mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve për sezonin e dimrit foli drejtori për MSHSHP z.Izet Zenuni i cili i njoftoj të pranishmit rreth planit operativ për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve nga kompania e kontraktuar nga Komuna e Deçanit.
Pas bisedave dhe diskutimeve në mes të anëtarëve të Këshillit, arritëm në përfundim se çështja e sigurisë në komunën tonë, në përgjithësi është e qetë dhe stabile!