Në këtë aktivitet, përveç diskutimeve mbi rëndësinë e pyjeve dhe ruajtjen e mjedisit, si një simbolikë e kujdesit tonë për natyrën, mbollëm edhe disa fidane, duke dhënë një kontribut të vogël, por me vlerë të madhe për brezat e ardhshëm.
Një falënderim i veçantë për Shoqatën për Mjedis dhe Agropylltari “Malësia” dhe Fondacionin CNVP Kosova – Projekti SUNREED, si dhe për të gjithë pjesëmarrësit që u bënë pjesë e këtij angazhimi për një mjedis më të pastër dhe më të qëndrueshëm.