Kryetari Ramosaj u përcjelli urimet me të mira, Kryetarit Tolaj, imamëve, dhe të gjithë besimtarëve të besimit Islam me rastin e festës së Fitër Bajramit!
Kryetari Ramosaj edhe njëherë vlersoj lartë rolin dhe angazhimin e KBI-së në Deçan, për përkushtimin e tyre, në ruajtjen dhe rritjen e vlerave njërëzore e vllazëruar, duke përquar gjithmonë frymen e vllazërisë, bashkëpunimit e solidaritetit!
Kryetari Ramosaj, porositi të kujtojmë se Ramazani nuk ishte thjesht një muaj privimi, por një rrugëtim shpirtërorë që na bën më të ndërgjegjshëm, më falës, dhe më të afërt me Zotin dhe me njëri tjeterin!
Agjërimi na ka mësuar përkushtimin, durimin dhe mëshirën, por mbi të gjitha, na ka kujtuar rëndësinë e respektit dhe mirësisë ndaj njëri tjetrit, vlera që duhet ti ruajmë dhe ti jetojmë çdo ditë.
Urime!