Për rend të ditës, kryesuesi z. Hajdar Sutaj propozoi si vijon;
Shqyrtimi i Raportit të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal (KVRL-së).
Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të jashtëm për NPL “Higjiena”; që është shtyer si pikë diskutimi për seancën tjetër, pasi mungonin përfaqësuesit e Bordit të NPL “Higjena” që janë pjesë e kuvendit.
Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit për pagesën e Kryetarëve të Këshillave të fshatrave; të cilën kërkesë e ardhur nga Drejtoria për Buxhet dhe Finananca, gjegjësisht drejtoresha Dafina Cacaj u përkra plotësisht.
Të ndryshme u murr vendimet që të shpallim “𝐐𝐲𝐭𝐞𝐭𝐚𝐫 𝐍𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐢 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐃𝐞𝐜̧𝐚𝐧𝐢𝐭” dy personalitete të rëndësishme, Kolonel Todd Jacobus, për kontributin dhënë ndër vite në Komunën e Deçanit në fusha të ndryshme, si dhe z. Marin Mema, për kontribut të çmuar në aspektin kombëtar në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave kombëtare shqiptare.