Të nderuar,
Nesër, më 19.08.2025 (e martë), nga ora 09:30 – 13:00, në Sallën e Kuvendit Komunal, do të mbahet Sesioni Informues për Skemën e Granteve – Lot 1 dhe 2, i mbështetur nga GIZ-i Gjerman.
Në kuadër të kësaj skeme, fermerët mund të jenë përfitues potencial me projektet e tyre, në vlera nga 1,500 € deri në 50,000 €.
Të gjithë fermerët e interesuar janë të ftuar të marrin pjesë në këtë sesion, i cili organizohet nga Drejtoria e Bujqësisë në bashkëpunim me GIZ-in Gjerman.
Ju mirëpresim!