Ky projekt ka kontribuar në avancimin e turizmit malor, promovimin e destinacioneve natyrore dhe forcimin e kapaciteteve lokale. Ndër arritjet kryesore të tij është zhvillimi i Via Dinarica-s, një shteg mbresëlënës që i jep Bjeshkëve të Nemuna një identitet të veçantë dhe të dallueshëm.
Gjatë takimit u nënshkrua marrëveshja përmbyllëse e projektit, duke shënuar mbylljen e një kapitulli të rëndësishëm të bashkëpunimit dhe hapjen e mundësive të reja për projekte të ardhshme.