Kjo ngjarje shërbeu si një kujtesë e rëndësishme për sakrificat, dhimbjet dhe dëmet e shkaktuara ndaj trashëgimisë sonë fetare e kulturore nga forcat serbe. Duke reflektuar mbi këtë histori, riafirmojmë edhe një herë përkushtimin tonë për të mbrojtur, ruajtur dhe promovuar objektet tona të kultit dhe vlerat shpirtërore që na kanë shoqëruar ndër vite.
Falënderoj organizatorët, pjesëmarrësit dhe të gjithë ata që kontribuan në këtë tryezë domethënëse, si dhe për hapjen e ekspozitës së fotografive të xhamive të shkatërruara, një dëshmi e gjallë e së kaluarës sonë që nuk duhet harruar.