Sot, Kryetari i komunes së bashku me Kastriot Himaj, Menaxher i Palestrës dhe Stadiumit në Deçan, kan parë nga afër investimet që po realizohen në inventarizimin e tri dhomave zhveshtore në Palestër.
Me këto investime, sportistët tanë do të kenë qasje më të lehtë dhe kushte më të mira për ushtrimin e aktiviteteve sportive.
Ky investim po bëhet i mundur nga Federata e Futbollit të Kosovës. Shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tim për Kryetarin e FFK-së, z. Agim Ademi, për përkrahjen dhe realizimin e këtij projekti, si dhe për të gjithë ata që kontribuojnë në zhvillimin e sportit në përgjithësi.