Gjatë këtij takimi diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet komunës sonë dhe UNDP-së, me fokus në zhvillimin e qëndrueshëm lokal, përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, fuqizimin e të rinjve dhe mbështetjen e iniciativave që nxisin zhvillimin ekonomik.
Falënderoj z. Queirós dhe UNDP-në për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin e tyre ndaj komunave dhe qytetarëve të Kosovës.