Kjo mbrëmje artistike solli emocione të veçanta, duke rikujtuar përmes artit sakrificën dhe rrugëtimin drejt lirisë. Tingujt e muzikës klasike krijuan një atmosferë dinjitoze dhe reflektuese për të gjithë të pranishmit.
Falënderojmë Universitetin “Haxhi Zeka” dhe artistët për kontributin e tyre në pasurimin e jetës kulturore dhe në nderimin e kësaj date të rëndësishme për vendin tonë.