Me respekt dhe përulësi ndajmë me ju agjendën e aktiviteteve për shënimin e përvjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj, Luan Nimanaj, Agim Selmanaj dhe Enver Haradinaj.
Më 16 prill, në Deçan, do të bashkohemi për të nderuar sakrificën e tyre sublime dhe për të përkujtuar me krenari veprën dhe emrat e tyre, që mbeten të skalitur përgjithmonë në historinë e Kosovës.