Sot, Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, pati kënaqësinë të presë sportistët e gjimnazit “Vëllezërit Frashëri”, të cilët me përkushtim dhe talent kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u shpallur kampionë në nivel vendi në garat e hendbollit.
Ky rezultat i shkëlqyer është dëshmi e punës së palodhshme, disiplinës dhe shpirtit garues që karakterizon të rinjtë tanë, duke e bërë edhe një herë Deçanin krenar. Me këtë fitore, ata kanë siguruar pjesëmarrjen në garat botërore të gjimnazistëve, ku do të përfaqësojnë me dinjitet komunën tonë dhe Republikën e Kosovës.
Kryetari Ramosaj i përgëzoi sportistët, trajnerët dhe stafin e shkollës për këtë arritje të madhe, duke u shprehur i bindur se suksese edhe më të mëdha i presin në të ardhmen.
Urime për këtë sukses të merituar dhe shumë fat në sfidat ndërkombëtare që i presin!