Mbledhjen e udhëhoqi Kryesuesi, z. Hajdar Sutaj, ndërsa i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, së bashku me ekzekutivin komunal.
Gjatë kësaj mbledhjeje u trajtuan dhe u diskutuan me përgjegjësi të gjitha pikat e rendit të ditës, ku anëtarët e Kuvendit patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe komente lidhur me çështjet në shqyrtim.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan:
1. Transkripti nga mbledhja e kaluar, i cili u miratua nga anëtarët e Kuvendit;
2. Propozim-vendimi për bartjen e hyrave vetanake nga viti paraprak 2025 në vitin aktual fiskal 2026;
3. Raporti financiar për periudhën 01 Janar – 31 Mars 2026;
4. Propozim-vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për participim në Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Programit të Kombeve të Bashkuara për Vendbanimet Njerëzore (UN-HABITAT) dhe Komunës së Deçanit, në vlerë prej 85,914.00 euro;
5. Propozim-vendimi për aprovimin e dy anëtarëve të komisionit për përzgjedhjen e drejtorit në SHML “Vëllezërit Frashëri” – Deçan;
6. Rishqyrtimi i vendimit 01.Nr.II-5, dt. 27.02.2026, për miratimin e listës së përgjithshme të pronave të paluajtshme të komunës dhe listës së veçantë të pronave që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2026;
7. Diskutimi rreth zbatueshmërisë së Rregullores për Shërbimet Publike Komunale;
8. Çështje të ndryshme.
Pas diskutimeve të zhvilluara, të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan nga anëtarët e Kuvendit.
Asambleistët gjatë mbledhjes morën përgjigje nga Kryetari Ramosaj dhe nga ekzekutivi për të gjitha çështjet e ngritura.
Mbledhja u transmetua drejtpërdrejt (live) në faqen zyrtare të Komunës në Facebook.