Sot, në prani të kryetarit të Komunës, z.Bashkim Ramosaj, u përmbyll me sukses një projekt i rëndësishëm për mbështetjen dhe fuqizimin ekonomik të grave bletare në komunën tonë.
Ky projekt, i iniciuar nga drejtori i ndjerë i Bujqësisë, Rifat Stojkaj, u realizua në bashkëpunim me organizatën Mëshqerra, të udhëhequr nga Florentina Kida-Gerguri, si dhe me Shoqatën e Bletarëve Aldi.
Falë kësaj nisme, 31 gra bletare përfituan pajisje dhe mbështetje për zhvillimin e veprimtarisë së tyre, duke krijuar mundësi më të mira për avancimin e bletarisë dhe rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike të familjeve të tyre.
Me këtë rast, kryetari Ramosaj, theksoi rëndësinë e mbështetjes së grave në bujqësi dhe bletari, duke vlerësuar punën e tyre si një faktor të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik lokal.
Ky projekt mbetet gjithashtu një dëshmi e përkushtimit dhe vizionit që la pas drejtori i ndjerë Rifat Stojkaj, kontributi i të cilit do të kujtohet gjithmonë nga fermerët dhe qytetarët e komunës sonë