Komuna e Deçanit ju fton të merrni pjesë në hapjen e ekspozitës së piktorit të njohur deçanas, Ukë Lataj, me titullin “Universi Kreativ i Ukë Latajt”, një prezantim artistik që përfshin 50 vite krijimtari në pikturë, skulpturë, abstraksion dhe traditë.
Hapja e ekspozitës do të mbahet më 15 qershor, në ora 11:00, në Qendrën Rinore në Deçan.
Ju mirëpresim të shijoni nga afër veprat e një artisti që ka dhënë një kontribut të veçantë në artin dhe kulturën tonë.