Në Qendrën Rinore në Deçan, u mbajt hapja e ekspozitës personale “Universi Kreativ” të piktorit të njohur deçanas, Ukë Lataj.
Në këtë ngjarje të rëndësishme kulturore mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, i cili vlerësoi lart kontributin e artistit në pasurimin e artit pamor dhe në promovimin e vlerave kulturore të qytetit tonë.
Ekspozita solli para publikut një përmbledhje të pasur të krijimtarisë shumëvjeçare të autorit, duke reflektuar talentin, përkushtimin dhe shpirtin e tij artistik.
Urime artistit Ukë Lataj për këtë ekspozitë të veçantë dhe për trashëgiminë e çmuar që vazhdon ta pasurojë kulturën dhe identitetin artistik të Deçanit