Komuna e Deçanit – Drejtoria Komunale e Arsimit, publikon Ftesë për Ofertë për organizimin e ekskursionit në Shqipëri për maturantët e dy shkollave të mesme:
SHML “Vëllezërit Frashëri” në Deçan
IAAP “Tafil Kasumaj” në Deçan
Ekskursioni do të zgjasë 5 ditë (4 netë akomodim) dhe do të përfshijë vizita në disa qytete dhe qendra kulturore e historike të Shqipërisë.
Afati i dorëzimit të ofertave: 18.08.2026, ora 17:00
Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan, Zyra nr. 10.
Të gjitha agjencitë e interesuara ftohen të dorëzojnë ofertat e tyre në përputhje me kërkesat dhe kriteret e përcaktuara në ftesën për ofertë.