Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, para të pranishmëve prezantoi dhe sqaroi planifikimin e buxhetit të Komunës së Deçanit për vitin 2027, duke ofruar informacione të detajuara mbi prioritetet dhe investimet e planifikuara.
Gjatë diskutimit, përfaqësuesit e Këshillave të Fshatrave paraqitën kërkesat dhe shqetësimet e tyre lidhur me nevojat infrastrukturore në fshatrat përkatëse, ku u theksuan si prioritete: asfaltimi dhe rregullimi i rrugëve, kanalet e ujitjes, ndriçimi publik si dhe rrjeti i ujësjellësit.
Komuna e Deçanit mbetet e përkushtuar që, përmes dëgjimeve publike, të sigurojë përfshirjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve në procesin e planifikimit buxhetor dhe adresimin e nevojave të tyre në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse.