Nën udhëheqjen e kryesuesit të KPF-së, z. Hajdar Sutaj, u mbajt mbledhja e VII-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa për vitin 2026.
Në mbledhje morën pjesë drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, si dhe anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Gjatë mbledhjes u shqyrtuan dhe u miratuan këto pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i Raportit nëntëmujor financiar;
3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës për vendosjen e trafostacionit në parcelën P-70511069-00074-0, në ZK Prapaqan;
4. Shqyrtimi i kërkesave;
5. Të ndryshme.
Të gjitha pikat e rendit të ditës kaluan për shqyrtim në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Deçanit, e cila do të mbahet më 30.10.2026.