Në një atmosferë të ngrohtë kulturore, në Deçan u mbajt përurimi i trilogjisë historike “1914”, të shkrimtares së njohur shqiptare, Flutura Açka.
Gjatë këtij aktiviteti, autorja ndau me të pranishmit rrëfime dhe detaje nga krijimtaria e saj, duke sjellë në vëmendje ngjarje të rëndësishme të historisë shqiptare, veçanërisht periudhën e ardhjes, sundimit dhe largimit të Princ Vidit nga Shqipëria gjatë vitit 1914.
Ky takim letrar krijoi hapësirë për bashkëbisedim rreth historisë, letërsisë dhe rëndësisë së ruajtjes së kujtesës sonë kombëtare përmes veprave artistike.
Aktiviteti u vlerësua si një ngjarje e rëndësishme kulturore, që dëshmon përkushtimin ndaj promovimit të librit, autorëve shqiptarë dhe pasurimit të jetës kulturore në Komunën e Deçanit.
Falënderojmë shkrimtaren Flutura Açka për praninë dhe bashkëbisedimin e çmuar, si dhe organizatoren Ajne Ibërhysaj për angazhimin dhe organizimin e këtij aktiviteti me vlera të veçanta letrare, historike dhe kulturore.