Drejtori i Drejtorisë përkatëse, z. Besnik Hulaj, ka vizituar punimet që po zhvillohen për përfundimin e objektit të ri të shkollës “Faik Konica” në Ratishë.
Pas një procesi të gjatë dhe vonesave ndër vite, punimet tashmë kanë rifilluar me kontratë të re dhe afat realizimi prej 14 muajsh.
Ky projekt synon krijimin e kushteve moderne dhe bashkëkohore për nxënësit dhe mësimdhënësit, duke përfshirë hapësira të gjelbra, kënd të lojërave dhe ambiente të përshtatshme për mësim dhe zhvillim të fëmijëve.
Me përfundimin e këtij projekti, shkolla “Faik Konica” do të ofrojë një hapësirë të re dhe dinjitoze për zhvillimin e procesit edukativo-arsimor.