Është mbajtur mbledhja e nëntë e Komitetit për Komunitete, e udhëhequr nga kryesuesi i Komitetit, z. Shkëlzen Berisha.
Gjatë mbledhjes u shqyrtua raporti i Zyrës për Komunitete dhe Kthim (ZKK), si dhe raporti i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me gjendjen aktuale në shëndetësi.
Përfaqësuesi i ZKK-së, z. Shaban Peqinoviq, raportoi për rastet e riatdhesimit dhe kërkesat për vërtetim të nacionalitetit gjatë muajit tetor.
Ndërsa ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKMF-së, dr. Hasan Gjikokaj, njoftoi anëtarët e Komitetit për gjendjen aktuale, të arriturat dhe sfidat e këtij institucioni.
Në pikën “Të ndryshme”, anëtarët parashtruan çështje dhe pyetje me interes për komunitetet jo-shumicë, veçanërisht në prag të sezonit dimëror.