Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, i cili vlerësoi rëndësinë e organizimeve të tilla në promovimin e kulturës, shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e miqësisë ndërmjet popujve.
Përmes kaligrafisë japoneze, punimeve artistike, ekspozitës, demonstrimit të arteve marciale dhe aktiviteteve të tjera, pjesëmarrësit patën mundësi të njihen nga afër me kulturën japoneze. Programi u pasurua edhe me këngë e valle tradicionale shqiptare, duke ndërthurur bukur dy kultura.
Interesimi dhe përfshirja e të rinjve tanë i dhanë këtij aktiviteti një vlerë të veçantë, duke krijuar mundësi për të mësuar dhe për të shkëmbyer përvoja të reja kulturore.
Komuna e Deçanit shpreh mirënjohje për JICA Alumni Asociacionin e Kosovës (JAAK), Ambasadën e Japonisë në Kosovë, organizatorët dhe të gjithë pjesëmarrësit për realizimin e këtij aktiviteti të veçantë.
Miqësia dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve ndërtohen edhe përmes kulturës. Deçani mbetet i hapur për iniciativa dhe ura të reja bashkëpunimi kulturor!