Donacionin e pranoi komandanti i Zjarrfikësve, z. Besim Selmanaj, ndërsa i pranishëm ishte edhe drejtori i Shërbimeve Publike, z. Izet Zenuni.
Me këtë rast, komandanti Selmanaj shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e tij për KFOR-in Italian për këtë donacion të rëndësishëm dhe mbështetjen e ofruar.
Në fund, z. Izet Zenuni, në emër të Komunës së Deçanit, falënderoi KFOR-in Italian për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme për institucionet dhe qytetarët e komunës sonë.