Është mbajtur mbledhja e VIII-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) në Komunën e Deçanit, e udhëhequr nga z. Florim Mataj, ku të pranishëm ishin anëtarët e këtij komiteti.
Gjatë mbledhjes u shqyrtuan dhe u diskutuan pikat e parapara me rendin e ditës:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i raportit të Komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri i datës 21 korrik 2026;
3. Shqyrtimi i propozim-vendimit të Kryetarit të Komunës për rrënimin e objektit ekzistues të Qendrës për Punë Sociale dhe ndërtimin e njësive të reja banesore për banim social, në parcelën nr. 1021-1, ZK Deçan;
4. Shqyrtimi i plotësim-ndryshimit të Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave;
5. Formimi i Komisionit të Ankesave për shqyrtimin e ankesave të palëve në procedurën e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës;
6. Diskutimi lidhur me gjendjen e institucionit të Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Deçanit;
7. Diskutimi lidhur me problemet e furnizimit me ujë të pijshëm në Komunën e Deçanit;
8. Shqyrtimi i kërkesave;
9. Të ndryshme.
Të gjitha pikat e rendit të ditës kaluan për shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal të Deçanit, e cila do të mbahet më 4 dhjetor 2026.