Aktivitetet nisën në qendër të qytetit të Deçanit, ku u bë ngritja solemne e flamurit kombëtar, për të vazhduar më pas me homazhe pranë lapidarëve në Deçan dhe në Memorialin e Dëshmorëve në Gllogjan.
Gjatë këtyre homazheve u përkujtuan me respekt dhe mirënjohje të gjithë dëshmorët, luftëtarët dhe kontribuuesit e lirisë, sakrifica dhe përkushtimi i të cilëve mbeten pjesë e pandashme e historisë sonë kombëtare.
Festat e Nëntorit janë ditë krenarie, bashkimi dhe kujtese historike, që na rikujtojnë rrugëtimin e popullit tonë drejt lirisë, rëndësinë e flamurit kombëtar dhe sakrificën e brezave që kontribuuan për të ardhmen tonë.
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Gëzuar festat e Nëntorit!