Mbahet takimi i fundvitit me gazetar , falënderohen gazetaret për korrektësinë dhe bashkëpunimin nga kryetari Selmanaj
Në vigjilje të ndërrimit të motmoteve, kryetari i Komunës së Rasim Selmanaj , në bashkëpunim më zyrën për informim kanë organizuar një pritje modeste për gazetaret e mediumeve të shkruar dhe elektronike, më të cilët gjatë vitit kalendarik 2012, kanë pasur një bashkëpunim të mirë më komunën e Deçanit, duke qenë gjithmonë në gatishmëri për përcjelljen e ngjarjeve të ndryshme që kanë karakterizuar vitin që po lëmë pas të natyrave të ndryshëm. Kryetari Selmanaj, falënderoi gazetaret e pranishëm për bashkëpunimin e mirë gjatë këtij viti në korrektësinë e tyre ne përcjelljen e ngjarjeve të natyrave të ndryshme .
Edhe të gjithë gazetaret të cilët ishin prezent në këtë takim të fundit për këtë vit kalendarik kanë falënderuar kryetarin , stafin komunal dhe zyrën për informim të cilët edhe në ditët e vikendeve kanë qenë të gatshëm që të përgjigjen ne kërkesat e tyre për të realizuar temat të natyrave të ndryshme ,sipas kërkesave të redaksive të mediumeve ku ata punojnë. Njëkohësisht edhe kryetari Selmanaj, është ofruar për bashkëpunim dhe transparencë edhe gjatë vitit që do të vije 2013 duke kërkuar nga Gazetarët që të vazhdojnë edhe më tutje të jen prezent në komunën tonë sepse vetëm më publikimin e të arriturave , problemave dhe sukseseve informohet edhe opinioni më drejt për komunën tonë.
Edhe Gazetarët prezent thanë se bashkëpunimi ka qenë i mirë dhe ky bashkëpunim dhe kjo transparencë e komunës së Deçanit konkretisht e kryetarit Selmanaj, urojmë që të vazhdoi edhe në vitin që po vjen.