Në kuadër të fushatës sensibilizuese “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore”, e cila zhvillohet nga 25 Nëntori deri më 10 Dhjetor, Zyra për Barazi Gjinore dhe Mekanizmi Komunal Kundër Dhunës në Familje, pas takimit të mbajtur më 27 Nëntor, u dakorduan të realizojnë ligjërata dhe fushata informuese në institucionet arsimore të Komunës së Deçanit.
Mekanizmi Komunal Kundër Dhunës në Familje, i kryesuar nga koordinatorja Ajne Iberhysaj, së bashku me:
• Xhavit Nimanaj – Shef i Sektorit të Hetimeve për Dhunë në Familje,
• Ardita Balaj-Ramizi – Drejtoreshë e Shtëpisë së Sigurisë në Pejë,
• Violeta Kukalaj – Zyrtare në Drejtorinë Komunale për Arsim,
Mbajtën ligjërata informuese në Shkollën e Mesme “Vëllezërit Frashëri” dhe Institucionin për Arsim dhe Aftësim Profesional “Tafil Kasumaj”.
Gjatë këtyre sesioneve, nxënësit u informuan për historikun e “16 Ditëve të Aktivizmit”, format e dhunës, mënyrat e raportimit dhe procedurat e trajtimit sipas mekanizmave kompetentë. Po ashtu, ata patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të marrin përgjigje nga profesionistët e fushës.
Komuna e Deçanit falënderon për mbështetjen:
• Hamid Qorra, Drejtor i Shkollës së Mesme “Vëllezërit Frashëri”,
• Lan Stojkaj, Drejtor i IAAP “Tafil Kasumaj”,
si dhe stafin arsimor dhe nxënësit e të dy institucioneve për bashkëpunimin dhe angazhimin e treguar.