Në pervjetorin e rënies për liri të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot në Gllogjan dhe Maznik, bëmë homazhe për të nderuar jetën dhe veprën heroike të dëshmorëve Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj.
Në nderim e përkujtim të luftës sublime për liri, sot shumë bashkëluftëtarë, familjarë të dëshmorëve e qytetarë, marshuan në “Shtegun e Lirisë”.
Në këtë ditë të lavdishme kujtojmë heroin e kombit, Enver Haradinaj, në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta.
Lavdi dhe krenari e përjetshme heronjve të kombit!