Kryetari i Komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj ,nënkryetari Sami Cacaj, drejtor dhe bashkëpunëtor të kryetarit Selmanaj , kanë inspektuar sot punimet që po behën në shtrimin e gypit të uji të pijes, për 35 familje të disa lagjeve të fshatit Pozharë të komunës së Deçanit .
Në këtë fshatë një pjesë e madhe kanë rrjetin e ujësjellësit tash e disa vite, por këtu është bërë një investim i mirë ngase do të zgjidhet problemi i ujit të pijes edhe në lagjen e komuniteti RAE te cilet jetojnë në këtë lokalitet.
Gjatë këtij inspektimi kryetari Selmanaj, tha se jemi duke dhënë maksimumit që asnjë qytetar i komunës ë Deçanit të mos mbetet pa ujë të pijes, e kjo dëshmon më së miri me disa projekte të cilat do të përfundohen brenda këtij viti e një nder ato projekte është edhe ky për këta banorë tha kryetari Selmanaj.
Edhe përfaqësues të ndërmarrjes së Ujësjellësit në Deçan , tregojnë se janë dukë punuar intenzivishtë në teren për rregullimin e këtij rrjeti por edhe në disa vende tjera të cilat do të kyçen në rrjetin e ujësjellësit brenda këtij viti .
Edhe banoret e këtij lokaliteti i janë mirënjohës komunës së Deçanit, për ketë investim sepse zgjidh një herë e përgjithmonë problemin e ujit të pijes .
Ky investim në shtrirjen e gypit të ujit të pijes me gjatësi rreth 2. 300 metra është investim i komunës së Deçanit në participim më banorët e këtij lokaliteti.