Më qëllim të informimit sa më të drejt të qytetarëve për legalizim të ndërtimeve të shtëpive , Drejtori i Urbanizmit, z.Ramë Melaj me bashkëpunëtor të kësaj drejtorie kanë pritur në takim z.Ali Kryeziun nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit , znj.Pranvera Alishiqi dhe z.Valon Novosella –nga programi i USAJD-it më të cilët kanë diskutuar rrethe mënyrës së informimit sa më të drejt dhe të shpejt të qytetarëve për legalizimin e shtëpive , përfitimet që mund ti kenë , si të aplikojnë për legalizim, cila është taksa që duhet të paguhet ,cilat ndërtime lirohen nga taksa për legalizim etj .
Për të gjitha këto secili qytetar mund të gjej informata e duhura në linçet e publikuara në web- sajdin e komunës së Deçanit, po ashtu mund të marrin edhe informata më të detajuara tek Drejtoria e Urbanizmit çdo dit pune .
LEGALIZO NDERTIMIN
Legalizimi i shtëpisë tuaj nuk ka qenëasnjëherë më i lehtë dhe më i lirë. Nëse shtëpinëe keni ndërtuar para 5 Shtatorit 2018 atë mund ta legalizoni me ligjin e ri te legalizimit në kohë rekord dhe me fare pak shpenzime.
Pse duhet bere legalizimi?
• Ju do te regjistroni pronen tuaj ne kadaster
• Prona juaj njihet ne raste te shpronesimit nga shteti
• Njihet nga banka si hipotekë për marrjen e kredive
Çfarë duhet të bëni?
Porositni matjet gjeodezike te nje gjeodet i liçensuar dhe dorëzoni ato bashkë me kopjen e planit e fletën poseduese të pronës në zyrën One Stop Shop pranë komunës sonë. Ne do tju ndihmojmë me të gjithë hapat e mëvonshëm, prej plotësimit të formularit deri në regjistrimin e shtëpisë tuaj në kadastër.
Taksat për legalizim janë simbolike, vetëm 1Euro / m2 për shtëpitë e ndërtuara pas vitit 2004 dhe falas për shtëpitë e ndërtuara para vitit 2004.