Ka nisur sot zyrtarisht në Komunën e Deçanit, fushata e korrje-shirjeve. Për të parë nga afër fushatën dhe për tu i interesuar për rendimentet e grurit, kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj, bashkë më Drejtorin e BPZHR z.Rifat Stojkaj, më bashkëpunëtor nga sektori i Bujqësisë sot kanë vizituar disa nga fermerët e komunës së Deçanit, ku tashmë kanë nisur edhe korrje-shirjet.
Kryetari Ramosaj, gjatë kësaj vizite tha se ky proces i korrje–shirjeve ka filluar mbarë në komunën e Deçanit, ku janë të mbjellura me grurë rreth 300 hektarë, ndërsa rendimenti pritet të jetë prej 4500 – 5000 kilogram për hektarë. Për mua si kryetar i komunës konsideroi se fermerët janë njerëz të shenjet sepse me punën e tyre sigurojnë ekzistencën e familjes
Ndërsa Drejtori i BPZHR-së z.Rifat Stojkaj, tha se interesimi i fermerëve për mbjelljen e grurit pothujse çdo vit ka rritje për ketë jam tepër i kënaqur me vet faktin se për një numër të konsiderueshëm të familjeve sigurohet edhe buka andej ne si DBPZHR po mundohemi që të qëndrojmë afër fermerëve në mënyra që të paktën ti motivojmë për kultivim të bujqësisë mbase komuna e Deçanit ka toka te pëlleshme për ketë sektor e për ketë duhet të falënderoi kryetarin Ramosaj për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme.