Të dashur qytetarë të Komunës së Deçanit,
Për nder të 28 Nëntorit “Ditës së Flamurit”,
në pamundësi të organizimeve, për shkak të Pandemisë-COVID-19, do e përkujtojmë këtë festë mbarëkombëtare duke bërë inagurimin e dy lapidarëve në Isniq dhe në Carrabreg të Ulët dhe do të bëjmë nderim dhe homazhe sipas kësaj agjende;
Ora 10:00 – Përurimi i Lapidarit të dëshmorëve në Isniq;
Ora 10:30 – Përurimi i Lapidarit të Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatin Carrabreg i Ulët;
Ora 11:00 – Homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan!
Urime Festa e përjetësuar ndër shqiptarë!
Urime Dita e Flamurit!