Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë Tracy Jacobson dhe ambasadori i Britanisë së Madhe Iann Cliff, u kanë bërë thirrje qytetarëve të komunës së Deçanit dhe Institucioneve të këtushme, që çdo vendim që del nga gjykatat e këtij vendi të respektohet, kjo kërkese e tyre ka ardhur pas një takimi që kryetari i Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj ka mbajtur me këta ambasador ku është diskutuar kryesisht për “Vendimet e AKM-së (UNMIK) dhe Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, për faljen pronave të ndërmarrjeve shoqërore “APIKO” dhe “ILIRIA”, Manastirit të Deçanit”. Ambasadorja e SHBA_ve tha se “Mendimi i shtetit që unë e përfaqësoj është që pa marrë parasysh se a pajtohen njerëzit me vendimin e gjykatës Supreme, duhet ta zbatojnë dhe duhet ta respektojnë këtë vendim, që në akt vjen nga një institucion i pavarur vendor .
Ne shpresojmë se edhe udhëheqësit lokal në Deçan, do ta respektojnë këtë vendim. Zëvendës presidenti amerikan Josef Biden në vizitën e paradokohshme në Manastirin e Deçanit ,ka thënë se manastiri është pjesë përbërëse jo vetëm e të kaluarës së këtij komuniteti, por gjithashtu çka është edhe e rëndësishme edhe e të ardhmes së këtij qyteti.
SHBA-të dhe miqtë ndërkombëtar të Kosovës presin që këtu komuna të tregojë raport të mirë fqinjësor dhe vlera Evropiane gjithashtu tha jacobson.”
Edhe ambasadori i Britanisë së madhe, veç sa e përsëriste ambasadoren amerikane, edhe Cliff kërkoj respektim të vendimeve që i sjellin institucionet e drejtësisë duke than se:
“Është marrë një vendim ligjor, i cili është marrë nga gjykata Supreme e Kosovës, jo një gjykatë e nivelit të ulët por një nga gjykatat më të larta, e cila ka të bëjë me vlerat evropiane dhe në interes të vlerave evropiane. Dhe meqenëse kjo çështje ka të bej me marrëdhëniet në mes të shumicës shqiptare dhe kishës ortodokse serbe, gjë që është edhe në thelbin e planit të Ahtisarit, I cili është baza e jetesë suaj, sepse fundja po të mos kishte plan të Ahtisarit nuk do të kishte as pavarësi të Kosovës. Të gjithë duhet ta respektojmë sundimin e ligjit dhe siç e tha edhe kryetari I komunës, duhet të punojmë që të kemi një mardhënjet sa më pozitive dhe produktive në mes të komunës dhe të Manastirit të Deçanit. Kjo është diçka për të cilën jemi duke punuar edhe ne që një kohë të gjatë .Kjo pikëpamje është duke u shprehur nga përfaqësuesit e dy vendeve të cilat kanë qenë2 përkrahësit më të fortë të Kosovës gjatë tërë kohës dhe kjo do të duhet që të ju bënte për të menduar”.
Por i pari i Komunës së Deçanit ,z Rrasim Selmanaj, vazhdon të jetë i bindur se vendimi i marrë në shkallën e parë të Gjykatës supreme është vendim Politik. Selmanaj ka thënë para medieve në prezencë të dy ambasadorëve, se do vazhdojnë të kundërshtojnë në meny ligjore këtë vendim deri në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, e tek e cila Selmanaj shpreson se do ta sjell vendimin meritor: “Ne I shprehëm pikëpamjet tona lidhur me këtë temë, ato pikëpamje të cilat tashmë edhe I kemi bërë publike. Ne jemi vetë interesuar të kemi raporte të mira me manastirin. Bindjet tona si komunë janë që zgjidhjet e një anshme nuk do të jenë të shëndetshme as për Manastirin por as për komunën.
Ne jemi për ligj, për respektim dhe mbrojtje të tij, por realisht tema në fjalë është temë politike. Ne do të shohim ta gjejmë një zgjidhje sa më të mirë të mundshme rreth kësaj çështje, mirëpo insistimi i Gjykatës Supreme që të legjitimohet një vendim i Qeverisë së Serbisë i vitit 1997 po del që është çështje politike. Në do ta vazhdojmë betejën tonë ligjore. Do të ankohemi në shkallën e dytë dhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe besoj që kjo e fundit, e cila është e thirrur ta mbrojë kushtetutshmërinë do të marr vendim të drejtë.”Tha kryetari Selmanaj.Pas takimit me kryetarin Selmanaj Ambasadorja Tracy Jacobson ka lëshuar Deçanin, kurse homologu i saj Jan Cliff ka qëndruar edhe me tutje .