Deçani sot dukej më ndryshe , mbi 20 tenda të vendosura ku janë ekspozuar gjëra nga më të ndryshmet si ushqime tradicionale , veshje tradicionale , prezantim turizmi e të tjera e bën Deçani te dukej më ndryshe .Ky aktiviteti është organizuar në kuadër të ditëve të diasporës ,nën Patronatin e Komunës së Deçanit, në bashkëpunim më Zyrën e Diasporës ,mbështetur nga Ministria e Diasporës dhe në bashkëpunim më OJQ ,,Mbroj të drejtat tua’’ .
Më këtë rast kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj , bashkë më Ministrin e diasporës z.Valon Muarit, dhe kryetarin e komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka , kanë bërë hapjen e këtij panairi në qendër të qytetit të Deçanit.
I pari i komunës z.Rasim Selmanaj, tha se komuna e Deçanit , në vazhdimësi po bën përpjekje që të jetë sa më afër bashkatdhetarëve duke organizuar aktivitete nga më të ndryshmet , hapja e këtij panairi sot për ne si komunë do të thotë se jemi edhe më afër bashkatdhetarëve .Ky panair ka rendësin e vet sepse këtu pos që ekspozohen gjerat edhe shiten .Edhe ministri i Diasporës z.Valon Murati, tha se si ministri kemi shtuar numrin e aktiviteteve ketë vit në mënyrë që të jemi sa më afër bashkudhëtareve , prezenca ime sot këtu ne Deçan, do të thotë se është rrit edhe bashkëpunimi me komunat për çka duhet falënderuar komunën e Deçanit, për angazhimin madh që të jen sa më afër bashkatdhetarëve .
Ndërsa kryetari i Ulqinit Fatmir Gjeka, tha se po ndihem mirë këtu në Deçan, ne hapjen e këtij panairi , dhe shoh interesimin qytetarëve në pjesëmarrje poashtu dhe një mikpritje të ngrohtë , është hera e parë që mare pjesë në hapjen e këtij panairi këtu në Deçan, dhe besoi se ne si komunë më komunën e Deçanit, do të binjakëzohemi se shpejti dhe në te ardhmen do të kem aktivitet të ndryshme të përbashkëta .
Panairi i cili është hapur sot do të mbyllet me 31 Korrik ,ku në mbrëmje do të jetë edhe një koncert festiv në kuadër të aktiviteteve për diasporën nënë moton ti je pjesë e Atdheut.
Po sot kryetari i komunës z.Rasim Selmanaj, me bashkëpunëtor ka pritur në zyrën e tije kryetarin e komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka, ku bashkë kanë bërë edhe inspektimin punimeve në ndërtimin e rrugës Deçan –Plavë.