Kemi mbajtur sot takimin e Shtabit Emergjent, në të cilin kemi diskutuar rreth gjendjes momentale në Komunën e Deçanit, e që fatmirësisht qëndrojmë ende mirë.
Vlen të theksohet që deri më tani kemi ndihmuar 1000 familje në nevojë me pako ushqimore, higjenike dhe miell.
Shtabi Emergjent për menaxhimin e kësaj situate posedon një depo ku janë të vendosura edhe 1000 pako ushqimore, e që do të shpërndahen pas një vlerësimi të bërë nga ky shtab.
Do të jemi të gatshëm që të jemi pranë të gjithë qytetarëve edhe në ditët në vazhdim!