Tashmë është kthyer në tradicionale të shënohet Dita e gështenjës në syrin e piktorit “Për tre dit radhazi në komuën e Deçanit është shënuar aktiviteti i cili në vete ka mbledhë piktor e artist nga të gjitha viset shqiptare ku më an të pendës dhe hapjes së ekspozitës ata kanë arritur që të nxjerrin më te mirën nga qyteti ynë.
Për kryetarin e komunës z.Bashkim Ramosaj, shënimi kësaj ngjarje shpalosë në detaje kulturën dhe traditën e qyfterit tonë .Për këto tre ditë të kësaj ngjarje artistë të shquar shqiptarë shpalosën veprat e tyre artistike kushtuar kësaj dite, gjithashtu u lexuan edhe poezi nga poet të njohur ku të pranishëm ishin pos piktorëve dhe poeteve nga Kosova edhe Klubi i shkrimtarëve dhe artistëve ‘’Naim Frashëri’’ nga Përmeti i Shqipërisë.
Ky organizmi është mbështetur nga Organizata Joqeveritare ‘’Iniciativa për Zhvillim’’ ,Komuna e Deçanit dhe Ministria e Kulturës Rinis dhe Sportit .