Fshati Lebush i komunë së Deçanit brenda pak ditëve do të këtë rrugë të shtruara më kubëza .Sot në pranin e banorëve të fshatit Lebushë , kryetari i Komunës z.Rasim Selmanaj ,më bashkëpunëtorë qëndruan në këtë fshat ku zyrtarisht filluan edhe punimet për ndërtimin e këtyre dy rrugëve konkretisht të konkretisht rrugës së (Hasanaj, Hysenaj dhe Musaj në gjatësi prej 370 metër ) dhe rrugës se Kamerajve po ashtu në gjatësi prej 370 metër .
Gjatë kësaj ceremonie të fillimit të punimeve Selmanaj tha se fshati Lebush meriton që të sjellim investime ndërsa më rregullimin e këtyre dy rrugëve ky fshat më infrastrukturën rrugore do të këtë të zgjidhur ndërsa nuk do të thotë se nuk do ketë investime tjera në këtë fshat tha kryetari Selmanaj .Banorët e këtij fshati janë falënderues ndajë komunës për një investim në infrastrukturën rrugore sepse është zgjidhje e problemit një herë e përgjithmonë sa i përket infrastrukturës rrugore , vajtje ardhjes së nxënësve në shkollë .
Këto investime të nisura sot në komunën e Deçanit , pritet të përfundojn brenda 35 ditëve p dhe janë bashkëfincimë mes komuniteti te fshatit Lebush dhe komunës se Deçanit. Vlera në përgjithësi është 44 mijë euro.