Kryetari i komunës z.Bashkim Ramosaj , bashkë më Drejtorinë Shërbimeve Publike Mbrojtje dhe Shpëtim z.Izet Zenuni , përfaqësues të Ndërmarrjes Komunale ,,Higjiena’’ përfaqësues të GIZI-it Gjerman , bashkë kanë takuar kryesuesit e fshatrave dhe drejtorët e shkollave në këto fshatra Isniq, Lëbushë, Dubovik, Prapaqan, Llukë e Ulët, Papiq dhe Lumbardh, ku kanë disku lidhur më shtrirjen e rrjetit për grumbullimin e mbeturinave edhe në këto fshatra. I pari i komunës z.Bashkim Ramosaj, nder të tjera tha se jemi të përkushtuar maksimalisht bashkë me akterët relevant që të shtrim rrjetin e mbulueshmërisë deri në fund të vitit në të gjitha fshatrat e komunës së Deçanit, për të siguruar një ambient më të pastër andaj kërkoi nga ana juaj që të na bashkoheni në ketë nismë të mbarë duke ju krijuar mundësin ekipeve tona që do dalin në teren për të ju njoftuar më hollësisht për regjistrimin e ekonomive familjare dhe bizneseve,orarin e grumbullimit të mbeturinave , tarifat etj .Ekipet të koordinuara më personat përgjegjës do të jen në terren nga nesër më dt.14.11.2019 (e enjete) dhe do të nisin nga fshatrat Lëbushë dhe Insniq, për të mbyllur ditën e diel më dt.17.11.2019 në fshatrat e lartcekura .
Bashkëpunimi juaj më ekipet tona do të jetë shumë i rëndësishëm. Një bashkëpunim i mirë mes qytetarëve , dhe aktereve relevant padyshim se do të sjell edhe rezultatin e duhur që të kem një Deçan Ekologjik dhe të pastër.