Edhe një produkt tjetër në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në Komunën e Deçanit.
Në kuadër të projektit NaturKosovo, së bashku me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik z. Isuf Demhasaj, kemi nënshkruar memorandum mirëkuptimi me pëfaqësuesin e organizatës CELIM, z. Valon Mejzini, për pranimin e dy automjeteve Land Rover Defender 110, që do të shfrytëzohen për aktivitetet turistike dhe transportin e turistëve nga Qendra e Vizitorëve deri tek Via Dinarica.
Me anë të këtyre automjeteve do të bëhet rikuperimi dhe mirëmbajtja e shtegut në pjesën kosovare të Via Dinarica, në mënyrë që ky shteg të jetë i aksesueshëm nga turistët në atë zonë.
Këto produkte rritin kapacitetin e shërbimeve turistike të Deçanit, duke ndikuar kështu në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Kosovë.
Mirënjohës dhe falënderues për bashkëpunimin!