Për ketë takim ishte propozuar ky rend pune :
1.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2.Shqyrtimi i propozimit për dhënie të pronës komunale në shfrytëzim afatshkurtër-Eco Tregu; Njësia Kadastrale P-70505021-00893-0, Zona Kadastrale Deçan;
3.Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për MSH dhe SHP për caktimin e lokacionit për Deponi inerte,
4.Shqyrtimi i propozimit për caktimin e lokacionit për vendosjen e 4 trafove;
5.Shqyrtimi i propozimit për caktimin e lokacionit për ngritjen e lapidarit në fshatin Prapaqan,
6.Shqyrtimi i propozimit për faljen e obligimeve financiare nga tatimi në pronë dhe qeratë për objektet e rrënuara në qytetin e Deçanit;
7.Shqyrtimi i Planit të Arsimit 2019-2022;
8.Shqyrtimi i kërkesave,
9.Të ndryshme.
Pas hapjes së këtij takimi nga kryesuesi i Asamblesë Komunale Dr..Haki Shehaj , dhe miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, të gjitha pikat e rendit të ditës janë diskutuar nga anëtarët e KPF-së, ku dhe kanë marrë sqarimet e duhura nga Kryetari i Komunës z.Bashkim Ramosaj . Pas dhënies së sqarimeve të duhura dhe diskutimit nga anëtaret e KPF-së, të gjitha pikat e rendit të ditës kanë marrë edhe miratimin nga anëtaret e KPF-së ku dhe do të diskutohen në seancën e rregullt të Asamblesë Komunale e cila mbahet më dt.27.12.2019 e premte më fillim në ora 10:00.