E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë komunale z.Jashar Dobraj , është mbajte mbledhja e parë për vitin 2016 e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Në këtë mbledhje ishin para këto pika të rendi të ditës:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi i Planit të punës së Kuvendit për vitin 2016,
- Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për mbajtjen e mbledhjeve të rregullta dhe mbledhjeve publike të Kuvendit dhe të KPF-së për vitin 2016,
- Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për ofertën e përzgjedhur në bazë të konkursit publik për dhënie në shfrytëzim afatgjatë (99 vite)të pronës komunale-Lloti nr.2,
- Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për dhënie të pronës komunale në shfrytëzim afatgjatë-ngastra nr. 1072,
- Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shpallje “Qytetar nderi” i Komunës së Deçanit, shkrimtarin e madh shqiptar, z.Ismail Kadare,
- Shqyrtimi i raportit të Komitetit për Shëndetësi,
- Shqyrtimi i kërkesave,
- Të ndryshme.
Pas Miratimit të proqesverbalit nga mbledhja e kaluar janë diskutuar të gjitha pikat e rendit të ditës një nga një , ku të gjitha këto pika të rendit të ditës do të diskutohen edhe në mbledhjen e rregullt të asmables komunale e cila do të mbahet të premten më dt 29.01.2016