Ani pse ishte paralajmëruar se do të mbahet më dt 26.02.2016 për shkak të mos pjesëmarrjes së pjesë më të madhe të Asamblistëve kjo seancë është mbajtur sot. Para aprovimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar fillimisht z.Nazmi Selmanaj nga radhët e AAK-së ka kërkuar që të dënohet akti i djegies së zyrave të PDK-së në Deçan mbrëmjen e dt 26.02.2016 dhe kërkoi nga organet e drejtësisë që të zbardhin rastin e kryesit e kësaj vepre te dënohen.
Më pas është proceduar më rendin e ditës ku për këtë seancë ishin parapa këto pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
2. Marrja e vendimit për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2015 në vitin 2016,
3. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt Rregullores Për Lartësinë e Taksave ,Ngarkesave ,Tarifave dhe Gjobave Komunale,
4. Shqyrtimi i kërkesës së komunitetit të fshatit Irzniq për ndërtimin e një ode të përbashkët në pronën komunale për nevoja të fshatit,
5. Shqyrtimi i kërkesës së komunitetit të fshatit Rastavic për ndërtimin e një ode të përbashkët në pronën komunale për nevoja të fshatit,
6. Shqyrtimi i kërkesës së drejtorisë për Urbanizëm për ndarjen e hapësirës në të cilën do të ndërtohet EKO-TREGU në parcelën nr. PN-893,
7. Marrja e Vendimit për emërtim te rrugëve.
8. Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar është diskutuar pika e parë e rendit të ditës lidhur më Marrjen e vendimit për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2015 në vitin 2016, ndonëse drejtori për buxhet dhe financa z.Agron Demukaj dha sqarimet e duhura për këtë pikë të rendit të ditës u dhanë edhe vërejtje dhe sugjerime për ndryshimin preorientimit të mjeteve të bartura nga viti 2015-2016. Më gjithë debatin e ngritur nga asamblesitët që ndryshohen këto mjete nuk hasën në mirëkuptim dhe kjo pik e rendit të ditës u hedhë në aprovim nga kryesuesi i Asamblesë komunale z.Jashar Dobraj ku më shumicë votash edhe kjo pik e rendit te ditës u aprovua.
Në piken e radhës që ka të bëjmë më .Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt Rregullores Për Lartësinë e Taksave ,Ngarkesave ,Tarifave dhe Gjobave Komunale, ku kjo rregullore i është nënshtrua të gjitha procedurave dhe debateve pas dhënies së sqarimeve shtesë nga drejtori i Administratës z.Bashkim Ramosaj , më dy plotësim ndryshime në mënyrë unanime është aprovuar edhe kjo pikë e rendit të ditës
Ndërsa pika e radhës e rendit të ditë Shqyrtimi i kërkesës së komunitetit të fshatit Irzniq për ndërtimin e një ode të përbashkët në pronën komunale për nevoja të fshatit, kjo pik e rendit të ditës është aprovuar më shumicë votash mbase të plotësuar kishte gjithë dokumentacionin e nevojshëm për këtë terkes.
Edhe kërkesa e komunitetit të fshatit Rasatvic për ndërtimin e një ode të përbashkët në pronën komunale për nevoja të fshati
Poshtu më shumicë votash është miratuar edhe kërkesa e drejtorisë për Urbanizëm për ndarjen e hapësirës në të cilën do të ndërtohet EKO-TREGU në parcelën nr. PN-893,
Poshtu edhe pika e rendit të ditës lidhur Marrja e Vendimit për emërtim te rrugëve është miratuar me shumicë votash.
Po ashtu kishte edhe pyetje parlamentare për të cilët morën edhe përgjigjet e duhura nga zyrtaret e dikastereve që u janë drejtuar pyetjet .