Bazuar në nenin 43.1 dhe nenin të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 38 të Statutit të Komunës së Deçanit ,sot është mbajt mbledhja e rregullt e Asamblesë komunale e udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë z.Jashar Dobraj
Për mbledhje propozoj këtë:
Rend pune:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi i raportit analitik të shpenzimeve për vitin 2015,
- Shqyrtimi i Planit të Veprimit Rinor Lokal Deçan,
- Të ndryshme.
Si pikë shtesë e rendit të ditës është kërkuar që të diskutohet për këtë mbledhje Trajtimi i Strategjisë së parkut Kombëtar Bjeshkët e Nëmura për të cilën janë pajtuar të gjithë asamblistët.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar kanë vazhduar më pikat e rendit të ditës .
Shqyrtimi i raportit analitik të shpenzimeve për vitin 2015 .Drejtori për buxhet dhe financa z.Agron Demukaj, dha sqarimet e duhura lidhur më raportin e shpenzimeve për periudhën Janar-Dhejtor 2015.
Ani pse kjo pikë e rendit të ditës është debatuar pothuajse nga pjesë më e madhe e asamblistëve pozitë opozitë , lë për të dëshiruar në krahasim me vitin e kaluar, ka ulje të shpenzimeve në dreka dhe darka , shpenzime telefonike,derivate etj por Demukaj tha se mare në përgjithësi punën që behët në komunë e Deçanit , ne prapë do të bëjmë përpjekje që këto shpenzime të ulen edhe më shumë.
Në pikën e radhës të rendit të ditës lidhur më Shqyrtimi i Planit të Veprimit Rinor Lokal Deçan,është aprovuar ky plan në mënyrë unanime.
Në pikën e propozuar lidhur më Trajtimin e Strategjisë së Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemura , ani pse është raportuar se janë mbajte disa takime ku dhe janë diskutuar lidhur më këtë temë mjaft të ndishme nga kjo seancë është sugjeruar që Komisioni komunal konkretisht kryetari i këtij komisioni z.Bashkim Ramosaj të organizoi një takim më të gjithë akteret relevantë , të gjithë personat që mund të japin kontribut , përfaqësuesit e fshtave që i atakon kjo zonë që më an të projektorëve të prezantohen të gjitha hartat e bjeshkëve dhe rekomandime për zonimin e tyre. .Ky takim pritet të mbahet në javën e parë të muajit Prill.
Ndërsa në të ndryshëm ishte kërkesa e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik lidhur më ndarjen e një parcele për ndërtimin e një qendre informatorë në komunën e Deçanit qendër e cila i ka munguar komunë tonë .
Shefi i zyrë së zhvillimit ekonomik z.Mirsad Nimonaj dha sqarimet duhura se kush është përfitues në këtë qendër konkretisht komuna e Deçanit. Brenda 18 muajve kjo qendër do të jetë funksionale dhe qytetarët do të kenë mundësi të informohen lidhur më zhvillimin e turizmit pasurit që ka komuna jon pikat më të mira që të vizitohen por me e mira është se do të këtë mundesi të reja për punësim. Kjo kërkesë është votuar unanimisht mbase një qendër e tillë i ka munguar komunës së Deçanit.
Si kërkesë e dytë ishte KF,,Besa’’ nga Irzniqi, ka kërkuar që objektin i cili është i ndërtuar si zyre e vendit në këtë fshat ta shfrytëzojnë për dy vite për aktivitete të KF,,Besës’’ mbase ky objekt nuk është funksional dhe ësh duke u shkatërruar .Kjo kërkesë është miratuar nga të gjithë asamblistët unanimisht.
Kërkesa e z.Besir Bytyqi , përfaqësues i ,,Heby Brandschutz GmbH’’ –dega në Kosovë që ti ipet mundësia për ndërtimin e një Hidrocentrali të vogël për prodhimin e energjisë eklektike nga uji në fshatin Llukë e Epërme , kjo kërkesë më rekomandim të asamblesë komunale i rekomandohet Këshillit Profesional të Ekspertëve që ta diskutojnë.