E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale z.Jashar Dobraj është mbajte mbledhja e rregullt e KPF-së. Për ketë takim ishte propozu ky rend pune:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi i Raportit të Auditorit të Jashtëm,
- Shqyrtimi i raportit nëntë(9) mujor të shpenzimeve,
- Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për kushtëzim të pagesës për mbeturina në disa shërbime komunale,
- Shqyrtimi i kërkesave,
- Të ndryshme.
Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar janë diskutuar të gjitha pikat e rendit të punës ku nga anëtarët e KPF-së nga të gjitha subjektet politike janë dhen vërejtjet sugjerimet por edhe rekomandimet që të diskutohen edhe në mbledhjen e rregullt të Asamblesë Komunale e cila do të mbahet ditën e premte më 28.10.2016 me fillim në ora 10:00