Bazuar në nenin 52 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 51 të Statutit të Komunës së Deçanit, sot është mbajte mbledhja e VII-të e rregullt e KPF-së.
Për këtë takim ishte propozuar ky rend pune:
Rend pune
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
2. Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës,
3. Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për Institucionet Edukativo-Arsimore të Komunës së Deçanit ,
4. Shqyrtimi i Model Kodi i Etikës të Komunës së Deçanit,
5. Shqyrtimi i Propozim-Vendimit për shpallje të pronës me interes për Komunën,
6. Shqyrtimi i propozimit për themelimin e “Vendgjuetisë së përbashkët Lojza” në Komunën e Deçanit,
7. Shqyrtimi i propozimit për ndërrimin e Stemës së Komunës (prezantimit bëhet me video projektor në sallë)
8. Shqyrtimi i kërkesave,
9. Të ndryshme.
Para miratimit të rendit të ditës më propozim të tri grupeve parlamentare LDK-së, PDK-së dhe PSD-së , është kërkuar se si pikë e rendit të ditës të diskutohet Marrëveshja ndërmjet KK-Deçan dhe KZM në lidhje me rrugën Deçan-Plavë dhe Zbatimi i Kontratës në mes të Komunës së Deçanit dhe kompanisë KELKOS.
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë diskutuar dhe kanë marrë dritën e gjelbër për diskutim në seancën e rregullt të asamblesë. Po ashtu në të ndryshme është diskutuar kërkesa e Sindikatës se Pavarur te komunës së Deçanit lidhur me pagesën e shujtës ditore për 131 Nëpunës Civil në total në vlerë prej 69,168.00 €