E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale z.Jashar Dobraj sot është mbajte seanca e rregullt e Asamblesë më këto pika të rendit të ditës .
Rend pune:
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Shqyrtimi dhe aprovimi i Statutit të QKMF-së,
- Shqyrtimi i Draft-Programit për banim social të Komunës së Deçanit,
- Marrja e Vendimit për këmbimin e pronës Komunale-ngastra 429 me pronën private,
- Shqyrtimi i kërkesës së Kryetarit të Komunës për dhënien e pëlqimit për këmbim të pronës së paluajtshme komunale me pronën private,
- Marrja e Vendimit për fillimin e procedurave për dhënie të pronës komunale në shfrytëzim afatgjatë,
- Shqyrtimi i kërkesës së Kryetarit për dhënien e hapësirës komunale për ndërtimin e Shtëpisë Integruese në Bashkësi,
- Marrja e Vendimit për shndërrimin e tokës bujqësore në tokë ndërtimore,
- Shqyrtimi i Projekt-Rregullores për procedurën e ndërtimit të objekteve me karakter të përkohshëm në pronat e personave fizik dhe juridik ,
- Shqyrtimi i raportit të Komitetit të Komuniteteve,
- Të ndryshme.
Të pranishëm në Seancë ishin të gjith asamblistët e subjekteve politike që e përbërjen Asamblenë Komunale ,
Para se të aprovohet rendi i ditës grupi paralajmëtar i LDK-së, kërkoi nga kryesuesi i Asamblesë që pikat e rendit të ditës 4,5,6,7,8 anipse pika e 5-të e rendit të ditës është larguar nga KPF-ja .
Të gjithë Asamblistët kërkuan 5 minuta pauzë për konsultime .Pas kthimit kryesuesi i Asamblesë e hudhi në aprovim kërkesën e grupit të LDK-së e cila nuk mori miratimin e grupit parlamentar të AAK-së dhe PDK-së .
Mbase nuk morën votën e kolegeve të AAK-së dhe PDK-së, grupi parlamentar i LDK-së e braktisi seancën.
Pas largimit të LDK-së kryesuesi z.Jashar Dobraj, vazhdoi seancën mbase kishte korum të mjaftueshëm.
Të gjitha pikat e rendit të ditës janë diskutuar dhe kanë mare miratimin më shumicë votash nga asamble sitët mbase janë dhen edhe sqarimet e duhura nga personat përgjegjës për këto pika.