Nën organizimin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, sot në Deçan i ka zhvilluar punimet Simpoziumi shkencor “Deçani ndër shekuj”.
Të pranishëm në hapjesn solene të punimeve të simpoziumit ishin : Ramush Haradinaj ish Komandant i Zonës Operative të Rrafshit të Dukagjinit; Rasim Selmanaj Kryetar i Komunës së Deçanit, Agron Kuçi Kryetar i Komunës së Junikut deputetet e Kuvendit të Kosovës, e shume qytetar të Deçanit, Prof.dr.Fehmi Rexhepi Kryetar i Kryesisë Qendore të Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, Prof.dr.Frashër Demaj , e shumë qytetar të Deçanit.
Fillimisht, punimet e simpoziumit i shpalli të hapur Selim Lokaj, Kryetar i LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, dhe me pas me nga një fjal përshendetës kan mbajtur edhe Ramush Haradinaj ish Komandant i Zonës Operative të Rrafshit të Dukagjinit dhe Prof.dr.Frashër Demaj.
Pas hapjës solemne të punimeve të simpoziumit, filluan punimet në anën shkencore, kur gjatë gjithë ditës së punimeve të simpoziumit, u paraqitën keta studijuesë :
1. Mr. Emine . Premtim Alaj, Trashëgimia arkeologjike e Deçanit
2. Mr. Arben Arifi & Mr. Luan Tetaj, Manastiri i Deçanit
3. Prof. ass. dr. Bedri Muhadri, Deçani në burimet historike mesjetare
4. Prof.dr. Muhamet Shatri, Kontributi i Deçanit me rrethinë në luftërat për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë
5. Mr. Fitim Rifati – Mr. Naim Musliu, Roli i Kuvendit të Junikut në Kryengritjen e Përgjithshme të vitit 1912
6. Prof. dr. Isa Bicaj, Pushtimi i Deçanit me rrethinë më 1912 nga forcat malazeze
7. Prof. dr. Lush Culaj, Qëndrimi i Shqipërisë ndaj Zonës Neutrale të Junikut
8. Prof. dr. Fehmi Rexhepaj, Deçani dhe rrethina gjatë Luftës së Dytë Botërore
9. Selim Lokaj, Lëvzjet ilegale në Deçan dhe rrethinë nga viti 1945-1990
10. Prof. dr. Frashër Demaj, Kuvendi i Pajtimit të Gjaqeve te Verrat e Llukës më 1 maj 1990
11. Mr. Shkodran Imeraj, Deçani gjatë viteve 1990-1997
12. Mr. Ismet Haskaj, Deçani gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1998-1999
13. Mr. Zelije Shala, Disa të dhënë dokumentare dhe arkivore në Arkivin e Kosovës për Deçanin dhe rrethinën
14. Mr. Bekim Vishaj, Trashëgimia historike dhe kulturore e Deçanit
15. Betim Qorraj, Fisi i Gashit, aspektet sociale
16. Mr. Lendita Ahmetaj-Shala, Të dhënat bibliografike për Deçanin dhe rrethinën
Para hapjës së punimeve të simpoziumit, Kryetari i Komunës së Deçanit Rasim Selmanaj, i ka pritur në një takim falmnderues të gjithë referuesit, të cilët i falmndëroj për punën dhe angazhimin rreth punimeve të Simpoziumit shkencor “Deçani ndër shekuj”. Me pas Kryetari Selmanaj, në shenjë respketi, ju dhuroj të gjithë referueseve nga një libër “Haradinaj dhe Haga”.